Bota

Takimi në Ohër/ Deklarata e Escobar nga Serbia: SHBA kërkon që të dyja palët të jenë shumë serioze për gjetjen e një zgjidhjeje

Escobar ka ripërsëritur se qëndrimi amerikan është Kosova e pavarur dhe se i gjithë rajoni do të përfitonte nga njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

16 Mars 2023, 15:10 Nga a.l
Takimi në Ohër/ Deklarata e Escobar nga Serbia: SHBA kërkon
Gabriel Escobar

KOSOVË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja potenciale e 18 marsit në mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër do të ofrojë mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara. 

SHBA beson se kjo marrëveshje e propozuar ofron një nga mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara, për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit në rajon. Ne duam që të dyja palët të jenë shumë serioze në gjetjen e një zgjidhjeje, të gjejnë mënyra për të qenë fleksibël, konstruktivë, për të pasur një vizion dhe për të përfituar nga mundësia që u jepet. Pas propozimit nuk qëndrojnë vetëm Evropa dhe SHBA, por i gjithë komuniteti transatlantik”, ka thënë Escobar gjatë një konference për media.

Escobar ka ripërsëritur se qëndrimi amerikan është Kosova e pavarur dhe se i gjithë rajoni do të përfitonte nga njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëndrimi amerikan është se Kosova është një vend me integritet territorial dhe sovranitet. Ne besojmë se rajoni do të përfitojë nga njohja reciproke. Sa i përket anëtarësimit në OKB, ne mendojmë se vlera e marrëveshjes do të ishte integrimi më i shpejtë i Serbisë dhe Kosovës dhe i gjithë rajonit”, ka thënë Escobar.

Ne duam që të dyja palët të jenë serioze në kërkimin e kësaj mundësie për të qenë konstruktiv dhe fleksibël dhe për të pasur një vizion dhe për të përfituar nga kjo mundësi, jo vetëm Evropa, por edhe SHBA-ja dhe komuniteti transatlantik në tërësi”, ka deklaruar ndër tjerash përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Escobar po ashtu ka thënë se do të dëshironte që komuniteti serb të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë, si dhe që serbët të marrin pjesë në të gjitha institucionet e Kosovës. Sipas Escobar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se është një detyrim ligjor. Ai tha se nga takimi në Ohër nuk pritet nënshkrimi, por dëshirohet një marrëveshje se si të ecim përpara.

gabriel escobar

Sondazh

Poll