Bota

Takimi në Ohër/ Vuçiç: ndryshon qëndrim nuk flet për 'vija të kuqe': Jemi gatshëm ta kryejmë këtë punë

I pyetur nëse po bëhet gati për raundin e ri të bisedimeve me Kosovën dhe cilat janë “vijat e kuqe”, presidenti i Serbisë tha se nuk flet shpesh për “vijat e kuqe”, sepse nëse flitet për to, atëherë nuk ekzistojnë bisedimet e vërteta. 

16 Mars 2023, 15:00 Nga a.l
Takimi në Ohër/ Vuçiç: ndryshon qëndrim nuk flet
Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se gjithçka që është nënshkruar në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe që e kanë nënshkruar edhe përfaqësuesit e BE-së, duhet të implementohet. Në një intervistë për Euronews ai theksoi se për Asociacionin e komunave me shumicë serbe janë nënshkruar katër marrëveshje, plani për implementim, parimet, menaxhmenti dhe marrëveshja e Parë. 

Janë katër marrëveshje. Të gjitha janë të nënshkruar dhe natyrisht se ato i kanë nënshkruar përfaqësuesit e BE-së, dhe ato duhet të implementohen. Por ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë bashkë, të jetojnë shumë më mirë dhe të respektojnë njëri-tjetrin, pa armiqësi. Nuk ka rëndësi nëse do të implementohet për tre muaj apo tri vite, por nëse arrijmë, do të jetë sukses historik”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse po bëhet gati për raundin e ri të bisedimeve me Kosovën dhe cilat janë “vijat e kuqe”, presidenti i Serbisë tha se nuk flet shpesh për “vijat e kuqe”, sepse nëse flitet për to, atëherë nuk ekzistojnë bisedimet e vërteta. 

Sipas tij është më e rëndësishme të bisedojnë, pasi kjo nënkupton një përpjekje për të gjetur zgjidhje kompromisi.

Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Natyrisht të dyja palët kanë vijat e kuqe dhe këtë nuk mund ta mohoj, por ne, besoj të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për të normalizuar situatën mes kombeve tona, popujve tanë, duke pasur parasysh këtë, besoj se është në interes të të dyja palëve që të sigurohet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshje të mëparshme”, shtoi Vuçiç.

I pyetur nëse Serbia është e gatshme t’i bëjë disa lëshime palës kosovare, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo të paktën të fillojë atë procedurë, Vuçiç tha se ata tashmë e kanë filluar atë procedurë në Këshillin e Evropës, pa pyetur Serbinë.  Megjithatë, ai theksoi se ka rregullore dhe një plan të propozuar nga gjermanët dhe francezët në lidhje me organizatat ndërkombëtare.

Ata kanë marr përgjigjen time për këtë, unë i thashë (Emanuel) Macronit dhe (Olaf) Scholzit drejtpërdrejt se çfarë mendoj për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe disa gjëra të tjera. Por ne jemi të gatshëm të flasim për çështje të tjera, ne jemi gjithmonë të gatshëm. Gjithashtu duhet të diskutojmë disa ligje që duhet të miratohen dhe këtë do ta diskutoj në Ohër me bashkëbiseduesit e mi dhe disa njerëz të tjerë. Por ne jemi të gatshëm të diskutojmë shumë çështje dhe ata i dinë vijat e mia të kuqe”, tha Vuçiç dhe përsëriti se nuk dëshiron të flasë për këtë publikisht sepse dëshiron të lë më shumë hapësirë ​​për zgjidhje të mundshme kompromisi.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo do të thotë se nuk është mbyllur dera për mundësinë që Serbia të thotë “po” për anëtarësimin e Kosovës, ai tha: “Në disa organizata po, nuk po flas për Këshillin e Evropës, tashmë e kanë nisur këtë pa ne”.

 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll