Bota

Avari me helikopterin në Brazil, pasagjerët hidhen me parashutë, shpëtojnë 6 persona. Mes tyre dhe një foshnjë

Të gjashtë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë një fëmijë tre vjeç dhe një foshnjë e porsalindur.

16 Mars 2023, 16:14 Nga k.m.
Avari me helikopterin në Brazil, pasagjerët hidhen me parashutë,
Pamje nga Brazili

BRAZIL- Video dramatike tregon se si 6 persona shpëtuan duke dalë në kohë nga një aeroplan me një motor që u prish gjatë fluturimit teksa fluturonte mbi Brazi. Të gjashtë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë një fëmijë tre vjeç dhe një foshnjë e porsalindur.

Piloti aktivizoi parashutën në kohë, duke ngadalësuar shpejtësinë me të cilën u ul në tokë. Aeroplani me një motor Cirrus SR22 pësoi dështim të motorit menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Pampulha në Belo Horizonte, por piloti veproi me gjakftohtësi të plotë duke aktivizuar sistemin e parashutës 'Cirrus Airframe' - i njohur si CAPS.

“Piloti raportoi një humbje të fuqisë së motorit gjatë fluturimit, tentoi të kthehej në aeroport por kur e pa vështirë, ai aktivizoi CAPS,”- raportoi Shoqata e Pronarëve dhe Pilotëve të Cirrus.

Avioni me një motor, i cili është ndërtuar në vitin 2022, i përkiste kompanisë “Bradesco Leasing e Arrendamento Mercantil”. Ai u mor me qira nga Volare Equipamentos Aéreos.

brazil

Sondazh

Poll