Bota

Rritet frika për sigurinë bërthamore, zhduken mbi 2 tonelata uranium në Libi

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dha alarmin se 2.5 ton uranium janë zhdukur nga një vendndodhje sekrete në Libi, pasi inspektorët e saj vizituan bazën.

16 Mars 2023, 16:18 Nga a.l
Rritet frika për sigurinë bërthamore, zhduken mbi 2 tonelata
Uraniumi në Libi

LIBI- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dha alarmin se 2.5 ton uranium janë zhdukur nga një vendndodhje sekrete në Libi, pasi inspektorët e saj vizituan bazën.

Mediat e huaja raportojnë se është ende e paqartë se kur është zhdukur uraniumi. Inspektorët thuhet se donin të vizitonin vendin vitin e kaluar, por udhëtimi ishte shtyrë për shkak të luftimeve midis milicive të ndryshme libiane.

IAEA tha se vendi ku u ruajt uraniumi nuk ishte në territorin e kontrolluar nga qeveria. Në një deklaratë, IAEA tha se do të kryejë aktivitete të mëtejshme për të sqaruar rrethanat rreth heqjes së materialit bërthamor dhe vendndodhjen e tij aktuale. Ekziston frika se uraniumi mund të përbëjë rrezik radiologjik, si dhe shqetësime për sigurinë bërthamore. 

uranium ne libi

Sondazh

Poll