Bota

Kreu i Komisionit Hetimor për Ukrainën: Deri tani nuk ka prova të gjenocidit

Një hetim i Kombeve të Bashkuara për shkeljet e të drejtave të njeriut në Ukrainë që nga pushtimi rus i vendit nuk ka arritur në përfundimin se ka ndodhur një gjenocid.

16 Mars 2023, 16:04 Nga a.l
Kreu i Komisionit Hetimor për Ukrainën: Deri tani nuk ka prova të
Erik Mose

UKRAINË- Një hetim i Kombeve të Bashkuara për shkeljet e të drejtave të njeriut në Ukrainë që nga pushtimi rus i vendit nuk ka arritur në përfundimin se ka ndodhur një gjenocid.

"Ne nuk kemi gjetur se ka pasur një gjenocid brenda Ukrainës," tha gjyqtari norvegjez Erik Mose, kreu i ekipit hetimor, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

I pyetur në lidhje me akuzat specifike për gjenocid, duke përfshirë transferimin e detyruar të fëmijëve ukrainas në zonat nën kontrollin rus, Mose tha: Ne jemi absolutisht të vetëdijshëm për këto mundësi dhe ne do ta ndjekim këtë nëse mandati ynë zgjatet.

Në bazë të dëshmive që kemi mundur të arrijmë që nga gushti i vitit të kaluar e deri më tani, duhet të ecim hap pas hapi dhe kjo është arsyeja pse jemi në fazën ku jemi. Ku do të shkojmë varet nga ajo që do të gjejmë", tha ai. 

Në raportin e tij të parë, ekipi hetimor i krijuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut një vit më parë përcaktoi se Rusia kishte kryer një sërë shkeljesh që nga pushtimi i saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, shkruajnë mediat e huaja.  Transferimi i detyruar dhe dëbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia në zonat nën kontrollin e saj përbën një krim lufte, thanë hetuesit, duke paralajmëruar gjithashtu për krime të mundshme kundër njerëzimit. Komisioni prej tre personash i kryesuar nga Mose u krijua vitin e kaluar dhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të vendosë në fillim të muajit të ardhshëm nëse do të zgjasë mandatin e tij njëvjeçar.

erik mose

Sondazh

Poll