Bota

Kurti takon emisarin gjerman: Vazhdojmë të tregohemi konstruktiv dhe të përkushtuar ndaj dialogut

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Kurti bën me dije se Kosova vazhdon të tregohet kontruktive dhe e përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. 

16 Mars 2023, 14:40 Nga a.l
Kurti takon emisarin gjerman: Vazhdojmë të tregohemi konstruktiv dhe
Manuel Sarrazi dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Kurti bën me dije se Kosova vazhdon të tregohet kontruktive dhe e përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. 

Përpara takimit të radhës të nivelit të lartë në Ohër fola me të dërguarin special gjerman Manuel Sarrazin. Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv, krijues dhe të përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. E falënderova për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti në ‘Twitter.

Në 18 mars do të zhvillohet një takim i lartë në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

manuel sarrazi albin kurti

Sondazh

Poll