Bota

Arrestohet miliarderi kinez, akuzohet për mashtrimin e mijëra ndjekësve duke iu marrë më shumë se 1 miliard dollarë

Sipas CNN gjykata ka refeuzuar lirimin me kusht pasi Guo pranoi paraburgimin.

16 Mars 2023, 11:19 Nga f.i
Arrestohet miliarderi kinez, akuzohet për mashtrimin e mijëra
Miliarderi i arrestuar

Miliarderi kinez Guo Wengui u arrestua në Neë York mëngjesin e të mërkurës dhe u akuzua për mashtrim të mijëra ndjekësve, duke iu marrë më shumë se 1 miliard dollarë përmes skemave të investimeve.

Prokurorët njoftuan se Guo u kishte premtuar ndjekësve se paratë do të përdoreshin si fonde për kompaninë e tij mediatike GTV Media Group, por në fakt ai i përdori ato për të mbuluar pagesat e mirëmbajtjes të jahtit të tij luksoz me vlerë 37 milionë dollarë.

Sipas CNN gjykata ka refeuzuar lirimin me kusht pasi Guo pranoi paraburgimin.
Guo Wengui njihet si një kritik i qeverisë kineze dhe i afërt me ish-këshilltarin e Donald Trump, Steve Bannon. Guo njihet edhe si Ho Wan Kwok dhe Miles Guo./Dosja.al

guo wengui

Sondazh

Poll