Bota

"Tërmet" në politikën holandeze, partia e fermerëve fiton mbi 20% të votave

Nga ana tjetër komentatori Ben Coates e përshkroi rezultatin për BBC si “një tërmet në politikën holandeze".

16 Mars 2023, 11:21 Nga f.i
"Tërmet" në politikën holandeze, partia e
Caroline van der Plas, kryetarja

HOLANDE- Lëvizja fermerë-qytetarë ka arritur të fitojë mbi 15 vende në senat me pothuajse 20% të votave, duke u shënuar kështu si surpriza e zgjedhjeve në Holandë.

Partia e fermerëve pritet të jetë partia më e madhe në dhomën e lartë të parlamentit holandez pas zgjedhjeve lokale.

"Kjo nuk duket normale, por në fakt është! Janë të gjithë qytetarë ata që votuan,"- tha udhëheqësja e partisë Caroline van der Plas.

Nga ana tjetër komentatori Ben Coates e përshkroi rezultatin për BBC si “një tërmet në politikën holandeze".

Lëvizja Fermer-qytetar u krijua në vitin 2019 gjatë protestave masive të fermerëve. Lëvizja u përhap me shpejtësi përtej fermerëve, në një platformë populiste e cila përfaqëson vlerat sociale dhe morale tradicionale, konservatore holandeze./Dosja.al

caroline van der plas levizja e fermereve ne holande

Sondazh

Poll