Bota

"Ky është Bud”, vizitori i parkut zbulon diamantin e madh

Në fillim ai nuk e ka menduar se ishte një diamant, por më pas e ka dalluar nga shkëlqimi i gurit. Në fillim ai nuk e ka menduar se ishte një diamant, por më pas e ka dalluar nga shkëlqimi i gurit.

16 Mars 2023, 14:18 Nga f.i
"Ky është Bud”, vizitori i parkut zbulon diamantin e madh
David, vizitori

Një diamant i madh u zbulua në një park të Arkansas. David Anderson teksa shëtiste në park zbuloi gurin e çmuar me ngjyrë kafe 3,29 karat. Anderson e ka quajtur diamantin ‘Bud”.

Në fillim ai nuk e ka menduar se ishte një diamant, por më pas e ka dalluar nga shkëlqimi i gurit.

Diamanti “Bud” ka përmasat e një bizeleje, me një ngjyrë kafe të çelur dhe në formë tetëkëndëshi.
"Në fillim mendova se ishte kuarc, por pyesja veten pse ishte kaq i shkëlqyeshëm,"- tha Anderson.
Kjo nuk është hera e parë që Anderson gjen një gurë të çmuar.

Zbulimi i tij i parë ishte një diamant i verdhë 3,83 karat i gjetur në 2011 dhe një diamant i bardhë 6,19 karat i gjetur në 2014. Turisti shprehet se diamanti ka në plan t'ua shesë bizhuterive në zonën e tij./Dosja.al

david anderson

Sondazh

Poll