Aktualitet

Dumani kritika KLP-së: Jini të kujdesshëm e të vëmendshëm kur zgjidhni prokurorët, kujtoni procesin që kemi kaluar

Ai shtoi se ky është një proces që kërkon më shumë kujdes.

16 Mars 2023, 12:54 Nga F.M
Dumani kritika KLP-së: Jini të kujdesshëm e të
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani u ka 'tërhequr vëmendjen' anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Teksa raportonte para KLP-së, Dumani tha se duhet të kenë më shumë vëmendje në momentin që emërojnë prokurorët e rinj. Ai shtoi se ky është një proces që kërkon më shumë kujdes. 

Pjesë nga fjala e Dumanit: 

Çdo dy vite prokurorët rivlerësohen, ka teste të ndryshme, ka vlerësim që marrim nga prokurorët, nga drejtuesja, etj. Si të garojmë për herë të parë. Është proces i mbikëqyrur nga ndërkombëtarët. Uroj që të gjithë të rivlerësohen. Nuk është ky institucion hajde ta mbajmë kot, është vlerësim objektiv, shansi jepet 2 vjet. Lidhur me bashkëpunimin me KLP un kam pasur një komunikim normal. Do doja të ishit të vëmendshëm kur të zgjidhnit prokurorët. Të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Mbaj mend ça procesi kemi kaluar ne kur kemi kandiduar. Ua kërkoj këtë.

altin dumani altin dumani ne klp

Sondazh

Poll