Aktualitet

Vuri 'alarmin' për zyra, Balla-Dumanit: Kaloni tek ish-ambientet e Ujësjellësit

Balla tha se duke qenë se SPAK është ankuar shumë herë për ambiente, mund të kalojë tek zyrat e ish-Ujësjellësit.

16 Mars 2023, 12:51 Nga F.M
Vuri 'alarmin' për zyra, Balla-Dumanit: Kaloni tek ish-ambientet
Alfred Balla

TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla i ka sugjeruar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të kalojnë në ambientet që më herët përdoreshin nga Ujësjellësi. Në raportimin që po bënte në KLP, Balla tha se duke qenë se SPAK është ankuar shumë herë për ambiente, mund të kalojë tek zyrat e ish-Ujësjellësit. 

Pjesë nga fjala e Ballës: 

KLP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë e Tiranës, ish-zyrat e nisura nga bashkia për ujësjellësin do t’i vërë në dispozicion për Byronë Kombëtare të Hetimit apo Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Kjo do t’ju ndihmojë që të sistemoheni së shpejti dhe të mos keni probleme

alfred balla altin dumani ne klp

Sondazh

Poll