Aktualitet

Dumani tregon fokusin kryesor: Lufta kundër korrupsionit, do të vendos të gjitha burimet e SPAK për këtë qëllim

Dumani shtoi se edhe në fushën e krimit të organizuar, ka pritshmëri.

16 Mars 2023, 12:53 Nga F.M
Dumani tregon fokusin kryesor: Lufta kundër korrupsionit, do të vendos
Altin Dumani

TIRANË- Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani tha se lufta e tyre është e fokusuar tërësisht tek korrupsionit. Në raportimin e bërë në KLP, Dumani shtoi se SPAK do të vërë të gjitha burimet në funksion të këtij seksioni. Dumani shtoi se edhe në fushën e krimit të organizuar, ka pritshmëri.

Pjesë nga fjala e Dumanit: 

Fokusi është lufta ndaj korrupsionit, hetimi i veprave penale me natyrë korruptive. Si drejtor i SPAK do të vë të gjitha burimet në funksion të këtij seksioni. Sa i takon krimit të organizuar, pritshëritë e mia janë shumë të mira.

altin dumani altin dumani ne klp

Sondazh

Poll