Aktualitet

Dumani sërish apel për ambiente të reja: Është alarmante, rrezikojmë prishjen e provave

Ai shtoi gjithashtu se kjo gjë mund të sjellë edhe prishjen e provave, pasi nuk ka ambiente të përshtatshme për t'i mbajtur.

16 Mars 2023, 10:39 Nga F.M
Dumani sërish apel për ambiente të reja: Është
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka bërë sërish apel për ambiente të reja. Në raportimin që po bënte para KLP-së, Dumani tha se në një zyrë qëndrojnë të paktën gjashtë prokurorë dhe e bën të pamundur marrjen e personave në pyetje. Ai shtoi gjithashtu se kjo gjë mund të sjellë edhe prishjen e provave, pasi nuk ka ambiente të përshtatshme për t'i mbajtur.

Pjesë nga fjala e Dumanit: 

Një problematikë tjetër që është edhe e karakterit infrastrukturor, kemi një situatë alarmante. Nuk kemi zyra për prokurorë për zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kemi edhe tetë të tjerë për të rekrutuar, kemi sistemeve digjitale, laborato shumë të mirë, por nuk kemi ambiente dhe rrezikojmë të limitohemi. Gjendja është alarmante, jemi në një mjedis të kufizuar, kemi 4 apo 6 hetues në një zyrë dhe nëse një hetues merr në pyetje dikë, të tjerët duhet të dalin jashtë në mënyrë që të presin sa të mbarojë marrja në pyetje. Kemi shumë prova në një mjedis shumë të kufizuar, rrezikojmë edhe t’i prishim ato.

altin dumani altin dumani ne klp

Sondazh

Poll