Aktualitet

Gjykata lë në burg 4 "turistët" rumunë, u kapën me 260 kg marijuanë në Qafë-Botë

Ata janë duke u mbrojtur nga avokatë kryesisht, pas arrestimit 3 ditë më parë nga Policia.

16 Mars 2023, 11:44 Nga f.g
Gjykata lë në burg 4 "turistët" rumunë, u
Foto nga gjykata e Vlores

VLORE- 4 rumunë, 2 burra dhe 2 gra dolën sot para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë. Gjykata caktoi për ta masën e sigurisë "arrest me burg". Ata u mbrojtën nga avokatë kryesisht, pas arrestimit 3 ditë më parë nga Policia.

Gjatë operacionit "Camper", atyre iu është gjetur një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike kanabis, në Qafë-Botë.

Ata ishin në monitorim dhe droga ndodhej në 2 kampera. Paraprakisht dyshohet se droga i përkiste një grupi shqiptar të trafikut dhe se 4 të arrestuarit ishin maskuar si turistë për të kaluar kollaj lëndën narkotike. Kamperat që ata kishin marrë, i kishin me qira./Dosja.al

rumunet ne qafe bote droge ne kampera operacioni camper

Sondazh

Poll