Bota

Maqedoni/ Shqiptarët sërish të përçarë, Besa dhe ASH bashkojnë forcat. BDI ‘falet’ tek Zaev

28 Shkurt 2019, 16:04 Nga DOSJA
Maqedoni/ Shqiptarët sërish të përçarë, Besa dhe

SHKUP- Maqedonia është në prag të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa shqiptarët janë ndarë sërish në dy kampe duke nxjerrë dy kandidatë të ndryshëm.

Opozita shqiptare e përbër nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka nxjerrë emrin e ish-ambasadorit Blerim Reka si kandidat të tyre për President, ndërsa nga ana tjetër BDI-a e Ali Ahmetit është bashkuar me qeverinë e kryeministrit Zaev për një figurë të përbashkët. BDI dhe LSDM e mbajnë akoma të fshehtë emrin e kandidatit të tyre.

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, në një deklaratë për mediet u shpreh se opozita shqiptare e ka si obligim që në listë t’i japin mundësi çdo shqiptari të votojnë për një nga mesi i tyre.

“Ne e kemi obligim moral që si opozitë shqiptare, shqiptarit i cili kur të dalë ditën e zgjedhjeve, përfshi edhe atë që do të ketë presion prej Qeverisë, sepse nuk kanë ndryshuar shumë gjërat që të dalë dhe të votojë patjetër, t’ia krijojmë mundësinë që aty në listë ta ketë edhe një shqiptar, të denjët, që i plotëson të gjitha kriteret, me nivel intelektual dhe me përgatitje profesionale të duhur, që të ketë mundësinë dhe ta votojë. Ne e nderojmë listën dhe garën presidenciale dhe ia krijojmë një mundësi shumë me vlerë shqiptarit ditën e zgjedhjeve”- tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Nga ana tjetër mësohet se BDI dhe LSDM do e bëjnë të ditur emrin e kandidatit të premten, ditë kur do të shpallet edhe qëndrimi që do të mbajë PDSH-ja e Menduh Thaçit, apo partia Alternative. 

Zgjedhjet presidenciale u shpallën nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri, ku deri më 21 mars, subjektet politike duhet të dorëzojnë kandidatët e tyre në Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa raundi i dytë më 5 maj.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bi bashkohet me zaev blerim reka kandidat për president lëvizja besa zgjedhjet në maqedoni ziadin sela bi bashkohet me zaev blerim reka kandidat për president lëvizja besa zgjedhjet në maqedoni ziadin sela

Sondazh

Poll