Bota

Trump habit me deklaratën: Vetëm unë mund të parandaloj Luftën e Tretë Botërore

Duke akuzuar demokratët, Trump tha se qeveria aktuale e ka shtyrë Rusinë në krahët e Kinës marrëdhënie e cila mund të sjellë një luftë bërthamore.

15 Mars 2023, 18:59 Nga a.l
Trump habit me deklaratën: Vetëm unë mund të parandaloj
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ai është i vetmi kandidat për president të vitit 2024 që mund të parandalojë Luftën e Tretë Botërore dhe të shpëtojë Amerikën.

Teksa fliste në një aktivitet të fushatës në Davenport, Iowa, Trump shtoi se ai besonte se një Luftë e Tretë Botërore po afronte dhe se nuk kishte pasur kurrë një kohë më të rrezikshme për botën, shkruajnë mediat e huaja. 

"Duke qëndruar para jush sot, unë jam i vetmi kandidat që mund të bëjë këtë premtim: Unë do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore", tha ai. 

Duke akuzuar demokratët, Trump tha se qeveria aktuale e ka shtyrë Rusinë në krahët e Kinës marrëdhënie e cila mund të sjellë një luftë bërthamore.  Ish-presidenti amerikan tha se nëse del fitimtar në vitin 2024, Rusia-Ukraina do të zgjidhet brenda 24 orëve, nëse nuk bëhet më parë, duke shtuar se ai ndan një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin rus Vladimir Putin dhe ky i fundit do të dëgjonte atë. 

donald trump

Sondazh

Poll