Bota

ZBARDHEN përgjimet e "La Posta"- Si e fshehën funksionarët e lartë LIDHJEN e presidentit me mafian shqiptare: Do na thotë, po ju mua më hetoni?!

Tannya Varela konfirmon se presidenti Guillermo Lasso ishte në dijeni të raportimit për lidhjet e mafies shqiptare me rrethin e tij të ngushtë. Veç kësaj, Varela shprehet se Lasso ka telefonuar Danilo Carrera, kunatin e tij, në mënyrë që ai të mos flasë më për këtë çështje.

15 Mars 2023, 18:28 Nga k.m.

ZBARDHEN përgjimet e "La Posta"- Si e fshehën
Foto ilustruese

EKUADOR- Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso rrezikon shkarkimin nga detyra, por edhe një gjyq politik të nisur ndaj tij, e gjitha për "faj" të bandave shqiptare. Media ekuadoriane "La Posta" ka publikuar dy audio të rëndësishme, ku në një ish-komandatja e Policisë Kombëtare, Tannya Varela konfirmon se presidenti Guillermo Lasso ishte në dijeni të raportimit për lidhjet e mafies shqiptare me rrethin e tij të ngushtë. Veç kësaj, Varela shprehet se Lasso ka telefonuar Danilo Carrera, kunatin e tij, në mënyrë që ai të mos flasë më për këtë çështje.

Dosja.al ka sjellë transkriptin e plotë të përgjimeve...

Tannya Varela; ish-komandante e përgjithshme e Policisë: Tashmë kam kuptuar gjithçka që më ka ndodhur. Gjërat nuk kanë hyrë në Araus, unë kam sinjalizimet që më dha DGI (Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës Policore) e (Victor) Araus dhe bazuar në një alarm që i ndodhi telefonit të Cesar Monge. Janë regjistruar në telefonin që ka bashkëshortja e Cesar Monge. Ato regjistrohen, kalohen, përcillen, fotografohen, e pastaj shkruhet: miratohet. Unë u thashë çfarë dua, kush po operon; Toger Gomes nga UIAN, Gomez më ka goditur sepse unë tashmë i bëj gjërat siç duhet dhe do t'ju them të vërtetën; Kjo po ndodh, zoti President! Sepse nuk kam asgjë kundër Araus, asgjë kundër (Pablo) Rodrigues, personalisht nuk kam asgjë, por institucionalisht duhet të marr vendime që tani. Dhe si gjithmonë institucionalisht, nuk pyet njeri. Unë e mora këtë vendim, por gabova që besova, prandaj nuk duhet të vazhdoni, jo me mua, po largohem se nuk mund t'ju japë shpjegime, por nuk mund të qëndroni as me këtë, as me këtë, as me këtë, as me këtë... (Nuk përmend emra) Mbaroi! Isha shumë e qartë me Mauro Vargas, nuk më intereson ky (raporti i lidhjes së qeverisë me mafian shqiptare). E di që hyn Danilo Correra sepse më thirri presidenti në presidencë dhe më thotë: kështu thotë raporti. Por ai nuk do të flasë më, ka mbaruar. E thirra dhe i thashë; Shiko zoti President, Guillermo Jr. nuk është budalla. Pra, qëndroni i qetë.

Por e gjitha nuk u ndal me aq. Media dixhitale La Posta zbuloi mëngjesin e 14 mars 2023, një bisedë mes gjeneralëve të Policisë, Giovanni Ponce dhe Mauro Vargas, ku flitet për mbylljen e hetimeve të lidhjeve mes mafias shqiptare dhe rrethit të presidentit. Ponce dëgjohet duke thënë "duhet të mbyllim sepse nesër kjo do të ndikojë te presidenti".

Giovanni Ponce: Sa raste nuk i kemi hetuar... Dhe pikërisht, në këtë që është përfshirë presidenti, ne po vendosim gjithë zemrën tonë. Ky është shqetësimi im. Të paktën, unë mendoj se duhet ta mbyllim këtë sepse nesër kjo do të prekë presidentin. Presidenti do të na thotë: Po më hetoni mua?! 

Mauro Vargas: Kompania, Banco de Guayanquil për "majmunin Araus". Atje do t'i themi... Guillermo, jo.

Giovanni Ponce: Dhe cili është opsioni? Ne do ta mbyllim këtë IP. Pse? Për pastrim parash. Pra, duhet thënë se nuk ka asgjë për Danilon apo presidentin? Dhe aty u takuan rastësisht...sepse historia do të na fajësojë neve. Thjesht nuk mundem, atje nëse ti e njeh Tannya-n...Mos më fajësoni, them unë. Jam i freskët...

Mauro Vargas: Sepse unë nuk do t'i tregoj presidentit atë që ai tashmë e di... Çfarë do të bësh ti?

Komisioni legjislativ që hetoi çështjen "El Gran Padrino", nofkë që përdoret për kunatin e presidentit, do të paraqesë këtë javë propozimin për një gjyq politik kundër vetë kreut të shtetit Lasso. Kjo pasi së bashku me rritjen e organizatave shoqërore dhe politike në Ekuador që kërkojnë përfundimin e mandatit presidencial të Guillermo Lasso, u publikuan prova të reja që tregojnë se presidenti ekuadorian dinte për aktet e korrupsionit dhe trafikut të drogës në vend. Madje ishte dhe bashkëpunëtor. Disa javë më parë, një raport i inteligjencës ekuadoriane, i publikuar nga La Posta, zbuloi lidhjet e presidentit ekuadorian me mafien shqiptare dhe trafikun e drogës, një situatë që, sipas disa analistëve, mund të sillte fundin e mandatit të tij në Ekuador. Sipas raportit, shqiptarët kishin ndikuar në emërimin e ministrave në vend. 

Hetimi duket se ende vazhdon nga mediat, por jo nga strukturat e Policisë dhe drejtësisë...

guillermo lasso mafia shqiptare ne ekuador

Sondazh

Poll