Bota

Incidenti mbi Detin e Zi/ Rusia përpiqet të përgënjeshtojë SHBA-në: Ne nuk e goditëm dronin (VIDEO)

Videoja dyshohet se është marrë nga kabina e avionit luftarak rus Su-27 dhe po qarkullon në Telegram dhe mediat ruse.

15 Mars 2023, 18:24 Nga a.l
Incidenti mbi Detin e Zi/ Rusia përpiqet të
Avioni

SHBA- Incidenti mbi Detin e Zi ka sjellë reagime të njëpasnjëshme të palëve SHBA-Rusi. Kjo e fundit ka reaguar sërish duke mohuar ngjarjen e raportuar mbrëmjen e djeshme ku një avion luftarak rus Su-27 përplasi dhe rrëzoi një dron amerikan. 

Videoja dyshohet se është marrë nga kabina e avionit luftarak rus Su-27 dhe po qarkullon në Telegram dhe mediat ruse. Ajo tregon se avioni rus manovroi dhe shmangu dronin dhe se ai kurrë nuk e goditi helikën e tij për ta rrëzuar, siç pretenduan fillimisht SHBA. Pas incidentit në Detin e Zi, SHBA thirrën në Departamentin e Shtetit ambasadorin rus në Uashington për të protestuar.

tensionet shba-rusi

Sondazh

Poll