Bota

Takimi i 18 marsit në Ohër/ Bisedime veçmas mes liderëve dhe zyrtarëve të BE-së, zbardhet axhenda

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell, do të zhvillojë fillimisht takime të ndara me dy liderët, të cilat do të nisin në orën 10:00, para se të mbahet takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit.

15 Mars 2023, 14:36 Nga a.l
Takimi i 18 marsit në Ohër/ Bisedime veçmas mes liderëve
Takimi i 27 shkurtit

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër, më 18 mars, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Mediat kosovare raportojnë se ata pritet të diskutojnë dhe ta nënshkruajnë zbatimin e planit evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell, do të zhvillojë fillimisht takime të ndara me dy liderët, të cilat do të nisin në orën 10:00, para se të mbahet takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit. BE ka njoftuar se të dy liderët tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim. Kryeministri Kurti e ka pranuar planin evropian në takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe më herët deklaroi se është i gatshëm të nënshkruajë, por presidenti serb nuk pranoi të nënshkruante dokumentin. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll