Bota

Takimi i 18 marsit në Ohër/ Kurti në Strasburg, bisedime me eurodeputetin McAllister: Plani duhet të përmbajë detaje konkrete

Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti McAllister diskutuan edhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, për propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar në Bruksel me 27 shkurt dhe për takimin e radhës në Ohër. 

15 Mars 2023, 14:27 Nga a.l
Takimi i 18 marsit në Ohër/ Kurti në Strasburg, bisedime me
Albin Kurti dhe David McAllister

KOSOVË- Kryeministrti i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Strasburg, vetëm pak ditë nga takimi që do të zhvillohet në Ohër me zyrtarët e BE-së dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç ku pritet të nënshkruhet marrëveshja e propozuar nga BE. Ai sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister ku kanë biseduar për takimin e rëndësishëm të 18 marsit.Kreu i qeverisë së Kosovës foli për përparimin demokratik të vendit, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsioni, lirinë e medias, të drejtat politike dhe liritë civile, ekonominë, etj. Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti McAllister diskutuan edhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, për propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar në Bruksel me 27 shkurt dhe për takimin e radhës në Ohër. 

Sa i përket planit të zbatimit të Marrëveshje Bazë sipas propozimin Evropian, kryeministri tha se ai duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përveçse orientim e synim i hershëm, erdhi edhe si rezultat i progresit në vend, që u njoh edhe nga Raporti i BE-së për vendin. Në takim, u diskutua pikërisht edhe për aplikimin e Kosovës dhe për rrugën përpara, dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, kryeministri Kurti shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jeta Statovci, anëtare e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.

david mcallister albin kurti

Sondazh

Poll