Bota

Hovenier: Nëse Kosova tregohet konstruktive, SHBA do e ndihmojë t’i bashkohet NATO-së

Ai tha se fokusi kryesor tani duhet të jetë te zbatimi i suksesshëm dhe efektiv i planit.

15 Mars 2023, 12:05 Nga I.A
Hovenier: Nëse Kosova tregohet konstruktive, SHBA do e ndihmojë
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi sjell përfitime reale, praktike, politike dhe ekonomike. Ai kujtoi se palët e kanë pranuar atë dhe tha se për zbatimin e tij do të diskutohet në fundjavë.

“Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se, në këtë moment, nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Hovenier.

Ai tha se fokusi kryesor tani duhet të jetë te zbatimi i suksesshëm dhe efektiv i planit. Sipas Hovenier, nëse Kosova kontribuon në mënyrë konstruktive në këtë drejtim,  SHBA-ja do e ndihmojë në përpjekjet që vendi t’i bashkohet NATO-s.

jeffrey hovenier dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll