Bota

Princeshës së Spanjës i del emri për ushtar, Leonor do të bëjë stërvitje ushtarake për tre vjet

Leonor do të ketë një sfond dhe karrierë ushtarake

15 Mars 2023, 14:14 Nga A.B
Princeshës së Spanjës i del emri për ushtar, Leonor do
Princesha

SPANJË- Princesha Leonor, vetëm 17 vjeç do t'i nënshtrohet tre viteve të trajnimit ushtarak duke filluar nga muaji gusht. Ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles deklaroi se edhe Leonor do të ketë një sfond dhe karrierë ushtarake, raportojnë mediat e huaja.

"Si në të gjitha monarkitë parlamentare (trashëgimtari) duhet të ketë një sfond ushtarak dhe një karrierë ushtarake," tha Robles pas një takimi të kabinetit.

Monarkia spanjolle po përpiqet të riparojë imazhin e saj pas një sërë skandalesh gjatë dekadës së fundit, kryesisht të lidhura me ish-mbretin Juan Carlos, i cili abdikoi në vitin 2014 në favor të djalit të tij, mbretit Felipe.

Vajza e madhe e Felipe, Leonor, e cila pas disa muajsh do të përfundojë kursin e shkollës së mesme dyvjeçare në UëC Atlantic College në Uells, në tetor mbush 18 vjeç. Ajo është e para në radhën e pasardhësve, nëse nuk lind një trashëgimtar mashkull, e ndjekur nga motra e saj Sofia.

"Në kohën e duhur, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura do të jetë një grua dhe vitet e fundit ne kemi bërë një përpjekje shumë të rëndësishme për të përfshirë gratë në forcat e armatosura”, tha Robles.

princesha leonor spanje

Sondazh

Poll