Bota

E rëndë në Itali, foshnja merr kokainë, transportohet në spital me mbidozë

Vogëlushja po qante me të madhe dhe asgjë nuk dukej se mund ta ndalonte dëshpërimin e vogëlushes.

15 Mars 2023, 14:31 Nga I.A
E rëndë në Itali, foshnja merr kokainë, transportohet
Foto Ilustruese

ITALI- Një fëmijë i vogël ka shkuar në spital pasi ka marrë kokainë. Mediaset shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Leçes. Vogëlushja po qante me të madhe dhe asgjë nuk dukej se mund ta ndalonte dëshpërimin e vogëlushes.

Ato ishin shenja të asaj që mjekët dyshuan menjëherë se ishte një krizë e lidhur me drogën. Vajza e vogël u transferua në reanimacionin e spitalit "Vito Fazzi" në Leçe ku po trajtohet ende, por fatmirësisht e ka kapërcyer krizën dhe tani është jashtë rrezikut.

foshnja merr kokaine

Sondazh

Poll