Politike

KQZ nuk regjistroi PD-në, tani vendos KAS, Agron Duka: Vendimi do të shfrytëzohet nga koalicioni!

Agron Duka tha se është dakord me vendimin e kreut të KQZ-së.

14 Mars 2023, 21:20 Nga k.m.
KQZ nuk regjistroi PD-në, tani vendos KAS, Agron Duka: Vendimi do të
Agron Duka

TIRANË- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka foli për vendimin e Komisioni Qendor të Zgjedhjeve, për mos-regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit, me Enkelejd Alibeaj të komanduar kryetar. I ftuar në mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline”, Agron Duka tha se është dakord me vendimin e kreut të KQZ-së.

“S’mund të gjykoj një vendim të Celibashit që bazohet në ligj. Mund të them që nuk është ky besoj vendimi përfundimtar, pasi mendoj që mazhorancës nuk i leverdis. Graviteti do të jetë tek kandidatët unik. Mundësia për të marrë sa më shumë bashki, i rritet së djathtës dhe besoj do ta ketë në vëmendje që të regjistrohet. Nëse PD nuk regjistrohet atëherë do të krijohet një frymë tjetër dhe dashje pa dashje do të shkojmë aty ku kemi thënë të dalim me një kandidaturë. Pra drejt kandidaturës së vetme që kanë dalë nga Primaret,”- tha ai.

PJESË NGA BISEDA:

Pyetje: Një fletë votimi pa logon e PD nëse KAS ndjek të njëjtën logjikë si Celibashi, si e shihni?

Duka: Nuk besoj se do të prishë punë. Koalicioni këtë do ta shfrytëzojë për një reagim pozitiv. Donit që të na linit jashtë, por ne ja ku jemi.

Pyetje: Kujt i shërben vendimi i Celibashit?

Duka: Besoj që vendimi i Celibashit është bindja e tij, ai është i bindur që po zbaton ligjin. Nuk i shërben askujt. Tani të shohim se si do të shkojë deri në fund. Nuk ka pasur asnjë presion. Nga kush do të ketë nga Foltorja ,apo nga PS? PS nuk ka asnjë përfitim që të ndikojë e të bëjë presion. Padyshim që jam dakord me vendimin e Celibashit. Ai është jurist, çfarë mund të them për perceptimin e tij!?  Unë e njoh personalisht Celibashin,. Politikisht ka qenë i drejtuar majtas, por ka qenë njeri me integritet dhe nuk ka qenë kurrë ushtar, por ka thënë atë që mendon.  Unë mendoj se është profesionist dhe e shkëput veten. Edhe pse ish-ministër i PS sot di ta shkëpusë veten nga kjo.

agron duka

Sondazh

Poll