Politike

KQZ nuk regjistron për zgjedhje asnjë PD, Dashnor Sula: Vendimi i Celibashit çon ujë ne "mullirin" e PS-së

Dashnor Sula pretendon se për herë të parë në 32 vite pluralizëm, PD-së po i mohohet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje.

14 Mars 2023, 20:16 Nga k.m.
KQZ nuk regjistron për zgjedhje asnjë PD, Dashnor Sula: Vendimi i
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur se vendimi i KQZ për mos-regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, i shërben mazhorancës. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, Sula pretendon se për herë të parë në 32 vite pluralizëm, PD-së po i mohohet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Arsyetimi i Komisionerit është njësoj sikur të thuash se meqenëse neni 100 i Kushtetutës thotë që vendimet e Këshillit të Ministrave i firmos kryeministri, të gjitha ato akte që kanë firmosur zv.kryeministrat Braçe, Ahmetaj apo Balluku janë antikushtetuese,”- është shprehur ai.

POSTIMI I PLOTË:

Vendimi i Celibashit çon uje ne "mullirin" e PS-së. Për herë të parë pas 32 viteve pluralizëm, Partisë Demokratike po i mohoet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ky qendrim eshte i paligjshem, sepse deklarata e angazhimit solemn nuk eshte nje akt personal i kryetarit te Partise, por nje akt qe ndermerret ne emer te Partise e per rrjedhoje i transferueshem. Per me teper, ata qe kane punuar ne institucione publike e dine fare mire se detyra e zevendesit te titullarit, ne kete rast nenkryetarit te Partise, eshte pikerisht qe ne mungese te titullarit, te ushtroje funksionet e tij per te garantuar funksionimin normal te institucionit. Arsyetimi i Komisionerit eshte njesoj sikur te thuash se meqenese neni 100 i Kushtetutes thote qe vendimet e Keshillit te Ministrave i firmos kryeministri, te gjitha ato akte qe kane firmosur zv.kryeministrat Braçe, Ahmetaj apo Balluku jane antikushtetuese. Neni 46 i Statutit te PD parashikon shprehimisht se ne mungese te Kryetarit dhe me autorizim te tij, njeri prej nenkryetareve ushtron funksionet e tij. Si jurist dhe ish-prokuror nuk arrij t'i gjej ndonje shpjegim ligjor ketij qendrimi te Komisionerit Shteteror. Nese qendrimi i tij eshte i ndikuar nga interesa politike, kjo do te ishte e pafalshme per demin kolateral qe i behet vendit dhe demokracise. Lulzim Basha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike ndaj ai nuk duhet të bëj asnjë deklaratë si i tillë. Para se të jepte dorëheqjen këto kompetenca i janë deleguar një personi tjetër. Uroj që KAS ti thërras ndërgjgjes ligjore dhe të mos i mohojë mbi 600 mijë demokratëve të drejtën për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

dashnor sula asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll