Bota

E padëgjuar ndonjëherë, i riu holandez dënohet se hoqi prezervativin gjatë seksit

Është një formë e seksit të detyruar të pasigurt, argumentoi prokurori publik gjatë gjykimit.

14 Mars 2023, 20:27 Nga a.l
E padëgjuar ndonjëherë, i riu holandez dënohet se hoqi
Foto ilustruese

HOLANDË- Një rast i pazakontë i arrestimit është raportuar në Holandë. Mediat e huaja raportojnë segjykata në Dordrecht dënoi 28-vjeçarin Khaldoun F. nga Roterdami me 3 muaj liri me kusht për heqjen fshehurazi të prezervativit gjatë seksit. Gjykata e konsideroi aktin si një formë shtrëngimi, por e shpalli të pafajshëm burrin për përdhunim. 

Gjatë një takimi me një grua në verën e vitit 2021, F. dhe gruaja ranë dakord të bënin seks dhe ai të vendoste prezervativ. Kur po dilnin jashtë, ai dyshohet se e hoqi prezervativin në fshehtësi. Kjo njihet me termin zhargon në gjuhën angleze, 'stealthing', kur një burrë heq një prezervativ pa pëlqimin dhe dijeninë e partnerit të tij seksual. Është një formë e seksit të detyruar të pasigurt, argumentoi prokurori publik gjatë gjykimit.

Gjykata vendosi se F. abuzoi me besimin që partnerja e tij i kishte dhënë. Ai gjithashtu ndërmori me vetëdije rrezikun që mund t'i transmetonte asaj një IST ose ta mbarste pa dijeninë ose pëlqimin e saj.

arrestime ne holande

Sondazh

Poll