Sport

Tashmë është zyrtare, Berat Gjimshiti humbet sërish kombëtaren, ja sa do të mungojë!

Mbrojtësi i kombëtares ishte i pafat në ndeshjen e fundit të Atalantës ndaj Napolit në Serie A, teksa u detyrua të zëvendësohej në minutën e 44-të pas një problemi muskulor.

14 Mars 2023, 19:18 Nga DOSJA
Tashmë është zyrtare, Berat Gjimshiti humbet sërish

ITALI - Berat Gjimshiti nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjen e datës 27 mars në transfertë ndaj Polonisë, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Mbrojtësi i kombëtares ishte i pafat në ndeshjen e fundit të Atalantës ndaj Napolit në Serie A, teksa u detyrua të zëvendësohej në minutën e 44-të pas një problemi muskulor.

Pas testeve të fundit, rezulton se Gjimshiti ka pësuar një tërheqje të gradës së parë në muskujt e kofshës së majtë me kohën e rikuperimit që shkon të paktën deri në dy javë.

Kështu, 30-vjeçari humbet ndeshjen ndaj Empolit ndërsa është i detyruar të qëndrojë edhe larg grumbullimit të kombëtares. I pari nën drejtimin e trajnerit të ri Sylvinho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2023, 15:36

Sylvinho e nis me "dhimbje koke"…

TIRANE - Më 27 mars, kombëtarja kuqezi nis aventurën e eliminatoreve të ‘Euro 2024’ me ndeshjen me Poloninë në Varshav...

Sport 14 Mars 2023, 15:09

"Yann Sommer e mbajti fjalën”…

GJERMANI - Yann Sommer, portieri i Bayern Munich, pas ndeshjes së kthimit të Champions League në ‘Allianz Arena’, premtoi se do t'i...