Politike

Berisha iu bashkohet festimeve të Ditës së Verës, vendos veroren në Elbasan, mesazhi i liderit të PD-së

Përballë gazetarëve, Berisha u shpreh se kjo ditë simbolizon ndërrimin, lulëzimin dhe ndryshimin.

14 Mars 2023, 11:37 Nga A.B
Berisha iu bashkohet festimeve të Ditës së Verës, vendos
Sali Berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur që t’i bashkohet festimeve sot në Elbasan, që është dhe qyteti simbol i festimit të Ditës së Verës. Sapo ka zbritur nga automjeti, Berisha është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e tij, me thirrjet; ‘o yll’, “Berisha, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”.

Berishës i vendosën dhe një verore në dorë, simbolikë e kësaj feste. Përballë gazetarëve, Berisha u shpreh se kjo ditë simbolizon ndërrimin, lulëzimin dhe ndryshimin.

'Urimet më të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët. Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar. Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit. Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër. 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit.
Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica.'- tha Berisha.

dita e veres sali berisha

Sondazh

Poll