Bota

Boris Johnson fajëson Iranin, për sulmet në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite

23 Shtator 2019, 15:07 Nga DOSJA
Boris Johnson fajëson Iranin, për sulmet në rafineritë e

BRITANI E MADHE- Kryeministri Boris Johnson ka fajësuar Iranin për sulmet ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite përpara një takimi me Presidentin e vendit, Hassan Rouhani.

Johnson tha se ekziston një shanc shumë i lartë që Irani të ishte pas sulmeve me avion dhe raketave të në dy objekte nafte.

Por Teherani ka mohuar kategorikisht çdo akuzë të hedhur ndaj tij, duke u shfajësuar.

Pas akuzave  të kryeministrit britanik, një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane hodhi poshtë të gjitha çfarë u tha.

Johnson tha që ai do të punonte me SHBA dhe vendet e tjera evropiane për të ndërtuar një përgjigje që përpiqet të dekurajojë tensionet në rajonin e Gjirit Persik.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani e madhe sulmet ne rafinerite e naftes britani e madhe sulmet ne rafinerite e naftes

Sondazh

Poll