Bota

Zbulohet kontinenti i humbur, gjendet poshtë Europës!

23 Shtator 2019, 09:53 Nga DOSJA

Europe – Përpara 2000 vitesh pothuajse, Pluto shkroi për një tokë të quajtur Atlantis, në të cilën supozohej se një perandori e madhe ishte zhdukur nën det, për shkak të tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore. Shkrimet e tij ishin inspiruese për shumë libra dhe filma, por kohët e fundit shkenctarët kanë kuptuar se mbase Pluto nuk e kishte dhe aq gabim, dhe se shkrimet e tij mund të kenë qenë më shumë se thjeshtë inspiruese.

Douwe van Hinsbergen, një gjeologjist i Universitetit Utrech në Hollandë, është marrë me eksplorimin dhe analizën e historikut të një kontinenti të zhdukur shumë kohë më parë, të njohur si “Adria i madh.”

 

Kontinenti mendohet të jetë zhytur nën Europë  shumë kohë më parë, dhe vendodhja e tij mendohet të ketë qënë në ballkanin e sotëm, në pjesën e Italisë, Ballkanit dhe Balltikut.

Kontinenti Adria mendohet të jetë me një madhësi shumë të madhe, ndryshe nga Atlantis ai nuk është zhdukur nën ujë, por përpara 140 milionë vitesh ai dhe Europa filluan të bashkoheshin me njëri-tjetrin, derisa erdhi një moment ku Europa u mbivendos mbi Adrian, duke bërë kështu që ajo te fundosej poshtë tij.

Por kontinenti i ri nuk është i vetmi në llojin e tij, kontineti Adria është kontinenti i tetë që është zbuluar nga shkenca.

Njësoj si civilizimet e humbura, ashtu edhe kontinentet e humbura lënë pas gjurmë, të cilat nëse di si t’i kërkosh dhe ti gjesh, të çojnë drejt rizbulimit të tyre.

Burimi:NBC News 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota europe kontinenti adria the greater adria europe kontinenti adria the greater adria

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2019, 15:17

Rrathët misterioz mbulojnë shkretëtirat e tokës

Namibia – Disa rrathë misterioz janë shfaqur në shkretëtirën e Namibisë, por jo vetëm. Këto rrathë gjithashtu janë shfaqur me kalimin e kohës edhe në shkretëtir...