Bota

16-vjeçarët përdhunojnë në grup për 10 ditë rrjesht 13-vjeçaren

23 Shtator 2019, 11:48 Nga DOSJA
16-vjeçarët përdhunojnë në grup për 10 ditë

Izrael – Katër 16-vjeçarë janë arrestuar pasi kanë përdhunuar për 10 ditë rrjesht një 13-vjeçare e cila shkonte në të njëjtën shkollë si ta.

13-vjeçarja thotë se djemtë e çonin në bodrumin e shkollës, e lidhnin dhe e përdhunonin sistematikisht 2 herë në ditë.

Babai i vajzës thotë se djemtë ishin të organizuar ndërmjet tyre në momentin e abuzimit me vajzën, dy prej tyre ruanin jashtë, njëri e përdhunonte ndërsa tjetri i bënte foto gjatë aktit.

Vajza kërcënohej se do ti vrisnin vëllain e saj të vogël, nëse ajo i tregonte ndokujt për atë që kishte ndodhur.

13-vjeçarja është në gjendje të rëndë emocionale, dhe familja e saj thotë se ajo përveçse që qan gjithë kohën, nuk del më as nga dhoma e saj.

Policia nuk arriti dot të gjente provë materiale, të tipit video apo foto të aktit, por po vazhdon hetimet mbi ngjarjen.

Burimi: Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 16-vjeçarët përdhunuan 13-vjeçaren izrael 16-vjeçarët përdhunuan 13-vjeçaren izrael

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2019, 15:17

Rrathët misterioz mbulojnë shkretëtirat e tokës

Namibia – Disa rrathë misterioz janë shfaqur në shkretëtirën e Namibisë, por jo vetëm. Këto rrathë gjithashtu janë shfaqur me kalimin e kohës edhe në shkretëtir...