Bota

Trump konfirmon se ka folur në telefon me Presidentin ukrainas, për djalin e Biden

23 Shtator 2019, 10:48 Nga DOSJA
Trump konfirmon se ka folur në telefon me Presidentin ukrainas, për

SHBA- Gjatë fundjavës  Jor Biden  i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump të bëjë publike bisedën telefonike me president in Ukrainas, ku pretendohet të kenë folur mbi biznesin e djalit të Biden në Ukrainë.

Ditën e sotme Presidenti Trump ka konfirmuar se ka diskutuar për temën e ish-Zv.Presidentit Joe Biden dhe djalit të tij në një telefonatë gjatë korrikut të këtij viti  me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Trump po përballet me akuzat se ai i bëri presion Ukrainës për të hetuar rivalin e tij të mundshëm për vitin 2020, ku ai nga ana tjetër e mohon të jetë e vërtetë.

Por pranimi i tij në lidhje me thirrjen telefonike nxiti thirrjet për demokratët që të fillojnë procedurat e fajësimit në Kongres.

Joe Biden tani është pararendësi për kandidatin demokrat që do të kandidojë kundër  Trump në zgjedhjet e vitit 2020.

Sipas ligjit amerikan, nëse ankesa konsiderohet të jetë shqetësuese dhe urgjente, dhe nëse inspektori i përgjithshëm e konsideron ankesën si të besueshme, atëherë shefi i departamentit pritet që brenda shtatë ditëve të ndajë informacionin me Kongresin.

Trump u tha gazetarëve të dielën se telefonata e 25 korrikut me Zelensky ishte një urim, por përmendi korrupsionin dhe kryesisht faktin që ne nuk duam njerëzit tanë, si Zëvendës-Presidenti Biden dhe djali i tij, duke krijuar korrupsionin tashmë në Ukrainë. Por ai insistoi se absolutisht nuk kishte bërë asgjë të keqe.

Ndërsa zoti Trump sugjeroi që biseda të bëhej publike, zyrtarë të lartë të administratës Trump thanë se do të ishte e papërshtatshme që bisedat private midis liderëve botërorë të bëhen publike.

Trump dhe aleatët e tij akuzojnë zotin Biden se ka vepruar për të mbrojtur djalin e tij. Sidoqoftë, disa qeveri perëndimore dëshironin që Z. Shokin të pushonte për të rritur përpjekjet kundër korrupsionit.

Në maj të këtij viti, prokurori i përgjithshëm i atëhershëm i Ukrainës tha se nuk kishte asnjë provë të keqbërjes nga Joe ose Hunter Biden.

Joe Biden ka thënë se ai kurrë nuk ka folur me të birin për marrëdhëniet e biznesit të tij.

Demokratët janë ndarë në atë se a duhet të kërkojnë të fajësojnë zotin Trump për keqbërje të pretenduar.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump presidenti amerikan ukraine donald trump presidenti amerikan ukraine

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2019, 15:17

Rrathët misterioz mbulojnë shkretëtirat e tokës

Namibia – Disa rrathë misterioz janë shfaqur në shkretëtirën e Namibisë, por jo vetëm. Këto rrathë gjithashtu janë shfaqur me kalimin e kohës edhe në shkretëtir...