Bota

Pyjet e Amazonës vazhdojnë të digjen, planeti kërkon ndihmë

23 Shtator 2019, 10:15 Nga DOSJA

Brazil – Pyjet e Amazonës në Brazil vazhdojnë të jenë ende mes flakëvev masive. Ekspertët thonë se shkak për këtë janë bërë prerjet në mënyrë ilegale të pemëve dhe njerëzit e pa autorizuar që i përdorin pyjet dhe burimet natyrore,  për interesa e tyre vetjake.

Ane Alencar, shkenctar në institutin e kërkimit për mbrojtjen e Amazonës, thotë se qeveria Braziliane nuk ka asnjë pushtet mbi atë që po ndodh në Amazonë.

Një raport i publikuar javën e kaluar, tregon se shpyllëzimi dhe prerja e pemëve është nxitësi më i fortë i zjarrit, dhe fajin nuk e ka thatësira për atë që po ndodh, pasi viti i kaluar ishte dhe më i thatë se ky vit,por fajin e kanë veprimet ilegale të njerëzve të papërgjegjshëm.

Në Brazil ka rreth 67 milionë hektarë pyje të lira, të cilat i takojnë të gjithë qytetarëve Brazilian, por në mungesë të një qeverie efikase janë zaptuar nga individë jo ilegalë.

 

30 përqind e zjarreve të rëna në Amazonë, kanë rënë në toka private, dhe mendohet të jenë vetëshkakëtuar. Vetëm 6 përqind e zjarreve kanë nisur në pjesë publike të pyllit.

Edhe pse zjarret janë ulur në intensitet javët e fundit, ato përsëri mbeten aktive.

Qeveria e Brazilit duhet të reagojë në mënyrë urgjente, dhe duhet të ndalojë sa më parë ilegalitetin në Amazonë.

Burimi:NBC News 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 67 milionë hektarë të djegura amazon brazil zjarret masive ne pyje 67 milionë hektarë të djegura amazon brazil zjarret masive ne pyje

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2019, 15:17

Rrathët misterioz mbulojnë shkretëtirat e tokës

Namibia – Disa rrathë misterioz janë shfaqur në shkretëtirën e Namibisë, por jo vetëm. Këto rrathë gjithashtu janë shfaqur me kalimin e kohës edhe në shkretëtir...