Bota

Shembet shkolla në Kenia, 7 nxënës të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

23 Shtator 2019, 10:20 Nga DOSJA
Shembet shkolla në Kenia, 7 nxënës të vdekur dhe

KENIA- Të paktën shtatë fëmijë kanë vdekur pas një aksidenti në një shkollë fillore në Nairobi, ku nga shembja e një klase kanë mbetur të vdekur 7 nxënës.

Struktura prej druri në shkollën e fillore u rrëzua vetëm disa minuta pasi mësimi nisi normalisht  këtë të hënë.

Dhjetra njerëz u plagosën dhe janë dërguar në spitalin e qytetit, ndërsa shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani mund të konfirmojmë se kemi shtatë të vdekur dhe 57 të tjerë janë në spital,” u tha një zëdhënës i qeverisë gazetarëve jashtë shkollës në Dagoretti.

Drejtori i shkollës, Moisi Ndirangu, ka thënë se shkak për këtë rrëzim të ndërtesës, është bërë një tub kanalizimesh aty pranë, për të cilin ai thotë se mund të ketë dobësuar themelet e ndërtesës.

Në shkollë  u krijua shumë panik  ku dhjetra nxënës varpuan me shpejtësi  për të dalë jashtë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 7 të vdekur nairobi shembet shkolla 7 të vdekur nairobi shembet shkolla

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2019, 15:17

Rrathët misterioz mbulojnë shkretëtirat e tokës

Namibia – Disa rrathë misterioz janë shfaqur në shkretëtirën e Namibisë, por jo vetëm. Këto rrathë gjithashtu janë shfaqur me kalimin e kohës edhe në shkretëtir...