Aktualitet

Aksident dhe drejtim mjeti pa leje, arrestohet 33-vjeçari në Korçë 

Po ashtu është proceduar penalisht një 31-vjeçar, pasi për vetëgjyqësi ka dëmtuar mjetin e një personi tjetër.  

14 Mars 2023, 11:16 Nga I.A
Aksident dhe drejtim mjeti pa leje, arrestohet 33-vjeçari në
Policia

KORÇË- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Mësohet se i riu është kapur, pasi ka humbur kontrollin dhe ka pësuar aksident. Po ashtu është proceduar penalisht një 31-vjeçar, pasi për vetëgjyqësi ka dëmtuar mjetin e një personi tjetër.  

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. -Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në aksin rrugor "Pogradec-Korçë" në afërsi të fshatit Gurishtë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga me pasojë vetëm dëme materiale. Pas verifikimeve 33-vjeçari rezultoi se e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka dëmtuar automjetin, një shtetasi tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia e korces

Sondazh

Poll