Aktualitet

Masakra në Don Bosko/ Murati u ndihmua nga Reçi dhe Dokle për t'u larguar, dëshmitarët: Autorët ishin të maskuar

Të shoqëruar për ngjarjen kanë qenë disa persona, kryesisht dëshmitarë, të cilët nuk kanë dhënë ndihmë të vlefshme mbi hetimet.

14 Mars 2023, 11:16 Nga A.B
Masakra në Don Bosko/ Murati u ndihmua nga Reçi dhe Dokle për
Fajton Murati

TIRANË- Kur kanë kaluar 4 ditë nga masakra e Don Boskos, hetuesit janë përqendruar tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë. Të shoqëruar për ngjarjen kanë qenë disa persona, kryesisht dëshmitarë, të cilët nuk kanë dhënë ndihmë të vlefshme mbi hetimet.

Të plagosurit kanë deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe nuk kanë arritur të shikojnë autorët. Këta të fundit kanë qenë të maskuar shumë mirë dhe dëshmitarët nuk u kanë parë fytyrat. Në momentin që kanë qëlluar drejt fasadës së lokalit, në këmbë ka qenë 58-vjeçarja Mimoza Paja, e cila po shërbente, çfarë ka rezultuar fatale për jetën e saj, ndërsa pjesa tjetër e klientëve dhe familjarëve të Fatjon Muratit, kanë qenë të ulur, dhe disa të tjerë po në këmbë në pjesën tjetër të lokalit që nuk është qëlluar.

Një ditë më parë u gjet në Bubq, një mjet tip ‘BMW’ i shkrumbuar me tri automatikë në brendësi të tij që i përkiste autorëve u lokalizua nga Policia. BMë-ja u gjet 40 kilometra nga lokali i Fatjon Muratit, ku autorët e dogjën makinën në zonën e Ishmit, përkatësisht  te "Ura e Sulë Meres".

Fatjon Murati, ka kaluar kufirin ditën e dielë përmes Morinës. Dyshimet e grupit hetimor e lidhin lëvizjen e Muratit më dy personazhe të njohur, me të cilët ka pasur shoqëri. Ata janë Gentian Reçi dhe Indrit Dokle të cilet sipas hetuesve mesditën e datës 12 Mars kanë lëvizur  drejt Maqedonisë e ndërsa Murati drejt Turqisë.

Masakra ndodhi pak ditë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

fatjon murati masakra e don boskos

Sondazh

Poll