Aktualitet

Sherr brenda lokalit në Tiranë! Plagosen me thikë 2 vëllezër, Policia arreston 28-vjeçarin

Policia informon se të plagosur kanë mbetur personat me inicialet K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç.

14 Mars 2023, 10:59 Nga A.B
Sherr brenda lokalit në Tiranë! Plagosen me thikë 2
Policia

TIRANË- Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili së bashku me një person tjetër, kanë goditur me mjet prerës dy vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kryeqytet. Policia informon se të plagosur kanë mbetur personat me inicialet K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç.

Personi me inicialet B. S., 42 vjeç, është proceduar nga Policia.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.'- njofton Policia.

sherr ne tirane

Sondazh

Poll