Aktualitet

EMRI/ Shantazhoi 2 të mitura me pamje intime, arrestohet 27-vjeçari në Mallakastër

Mësohet se i riu me emrin Mario Rrançi u ka kërkuar para një 15 dhe 17-vjeçareve, në mënyrë që të mos u publikonte foto dhe video intime.

14 Mars 2023, 10:27 Nga I.A
EMRI/ Shantazhoi 2 të mitura me pamje intime, arrestohet 27-vjeçari
Policia

TEPELENË- Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tepelenë, pasi ka shantazhuar dy vajza të mitura. Mësohet se i riu me emrin Mario Rrançi u ka kërkuar para një 15 dhe 17-vjeçareve, në mënyrë që të mos u publikonte foto dhe video intime. Rrençi akuzohet për veprën penale të kanosjes si dhe shantazhit.

Njoftimi i Policisë:

Mallakastër Shantazhoi 2 adoleshente, për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, menjëherë pas kallëzimit të 2 shtetaseve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

mario rrançi

Sondazh

Poll