Aktualitet

Dhunë mbi bluzat e bardha dhe vetëgjyqësi, arrestohen 3 persona në Kukës, 1 shpallet në kërkim

Po ashtu në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë, për aksident si dhe vetëgjyqësi. 

14 Mars 2023, 10:04 Nga I.A
Dhunë mbi bluzat e bardha dhe vetëgjyqësi, arrestohen 3 persona
Policia

KUKËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rënë një 31-vjeçar me emrin Izmir Veseli, i cili me vëllanë e tij ka goditur për shkak të detyrës 3 mjekë në spitalin e Kukësit. Vëllai i 31-vjeçarit, Haxhiu është shpallur në kërkim. Po ashtu në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë, për aksident si dhe vetëgjyqësi. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Kukës/Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit.

Në vijim të informacioni paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, shtetasi M. S., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin D. Xh., 75 vjeç (këmbësor), ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi D. Xh. humbi jetën, për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 68 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka penguar qarkullimin e automjeteve në një rrugë publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

izmir veseli haxhi veseli policia e kukesit

Sondazh

Poll