Aktualitet

Konflikt për pronën në Mat! 80-vjeçari kërcënon me armë një person, i moshuari i dënuar për vrasje

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në lagjen ‘Pjetër Budi’ të Burrelit, u zbulua municion luftarak.

14 Mars 2023, 09:25 Nga A.B
Konflikt për pronën në Mat! 80-vjeçari kërcënon
Armet

MAT- Një 80-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi kërcënoi një person. Policia bën të ditur se në pranga përfundoi Ibrahim Lika, i cili ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në lagjen ‘Pjetër Budi’ të Burrelit, u zbulua municion luftarak. Policia sekuestroi një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mat/ Falë ndërhyrjes së Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Kanosi me jetë për motive pronësie një shtetas dhe mbante armë zjarri, municion luftarak e granta, vihet në pranga  nga policia. I arrestuari, i dënuar më parë për vrasje. Shërbimet e Policisë  sekuestruan një armë zjarri automatik, 3 krehëra me 82 fishekë dhe dy granata dore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, shtetasi I.L., i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie  dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

Gjithashtu Policia  mori informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri. Menjëherë shërbimet e Policisë    organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme  parandaluan përshkallëzimin e  mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga  shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje). Shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ibrahim lika

Sondazh

Poll