Politike

A rrezikon PD të mos regjistrohet në zgjedhje? Celibashi: Ligji e thotë qartë, nuk kam pikën e interesit i kujt është faji

Ilirjan Celibashi u shpreh se ligji e përcakton qartë se cilat dokumente duhen dorëzuar duke mos e përjashtuar faktin se PD rrezikon të mbetet jashtë regjistrimit në zgjedhje.

13 Mars 2023, 21:43 Nga k.m.

A rrezikon PD të mos regjistrohet në zgjedhje? Celibashi: Ligji e

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur për procedurën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Gjatë fjalës së tij në intervistën për emisionin “Log.”, Celibashi u shpreh se ligji e përcakton qartë se cilat dokumente duhen dorëzuar duke mos e përjashtuar faktin se PD rrezikon të mbetet jashtë regjistrimit në zgjedhje.

“Ne mundet në çdo rast të bëjmë në mënyrë figurative cirk dhe të japim intepretimin që dëshirojmë ne. Nëse ligji thotë duhet të depozitohet ky dokument, do të thotë që ai dokument duhet të depozitohet. Nëse dispozita thotë dokumenti X duhet të paraqitet, atëherë nuk ka rrugëzgjidhje tjetër,”- u shpreh ai.

Ai u pyet se cilit i takon faji në rast se PD mbetet jashtë zgjedhjeve.

“Faji i kujt është nuk kam pikën e interesit,”- shtoi Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll