Aktualitet

Punonte në ndërtim, shqiptari bie nga lartësia e pallatit në Greqi dhe vdes në vend

Pas rënies nga lartësia, ai është dërguar në spital, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

13 Mars 2023, 11:29 Nga F.M
Punonte në ndërtim, shqiptari bie nga lartësia e pallatit në
Ambulanca greke

GREQI- Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari, 55 vjeç, ka qenë duke punuar në Halkidhiki në momentin që ka rënë nga një lartësi e madhe.

Shqiptari, emri i të cili nuk dihet ende po punonte në rikonstruktimin e një pallati. Pas rënies nga lartësia, ai është dërguar në spital, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka thirrur për të marrë në pyetje kryeinxhinierin që ndodhej në kantierin e ndërtimit.

shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll