Aktualitet

Humbi kontaktet gjatë kohës që bënte guida turistike në Parkun e Llogorasë, gjendet shëndoshë e mirë 64-vjeçarja

Policia njofton se gruaja është gjetur rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum. 

13 Mars 2023, 10:46 Nga F.M
Humbi kontaktet gjatë kohës që bënte guida turistike në
Vlorë

VLORË- 64-vjeçarja që humbi orientimin një natë më parë në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun është gjetur shëndoshë e mirë. Policia njofton se gruaja është gjetur rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum. 

Njoftim i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, ju informojmë se: Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun. Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.

orikum policia e vlores

Sondazh

Poll