Aktualitet

"Ishte e varfër, mblidhte kanaçe", mikesha e Mimoza Pajës rrëfen jetën e vështirë: Punonte për copën e bukës

Dosja mësoi se gruaja ka thënë se Mimoza ka qenë në vështirësi ekonomike dhe se prej 3 vitesh i kishte ndërruar jetë dhe i shoqi. 

13 Mars 2023, 10:26 Nga f.g
"Ishte e varfër, mblidhte kanaçe", mikesha e Mimoza
Mimoza Paja

TIRANE- Mikesha e Mimoza Pajës, viktima 58-vjeçare që u vra dje në masakrën e Don Boskos, ka rrëfyer në prokurori, njohjen me viktimën. Në dëshminë  e saj, Dosja mësoi se gruaja ka thënë se Mimoza ka qenë në vështirësi ekonomike dhe se prej 3 vitesh i kishte ndërruar jetë dhe i shoqi. 

“Ishte e varfër, mblidhte kanoçe dhe i shiste. Ka lënë 4 fëmije. Ishte e sëmurë me infeksion. Punonte për copën e bukës. Ishte me qira. Më thoshte që kam 6 muaj pa paguar qiranë. Ka pas punuar edhe në një lokal tjetër në lagje si pastruese. Punonte dy turne tek puna e re”, mësohet të ketë thënë mikesha e Mimoza Pajës.

Atentati ndodhi mbrëmjen e djeshme në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko. Viktimë ngeli Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona. Mes tyre edhe mbesa e Mimozës, 10 vjeçe. Nga të shtënat u plagosën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Objektiv mendohet se ishte xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati. /Dosja.al

masakra e don boskos mimoza paja

Sondazh

Poll