Aktualitet

Masakra e Don Boskos, policia del me njoftim për mjetin e autorëve: Brenda kishte 3 automatikë

Makina e autorëve është gjetur në Manzë një automjet tip "BMW", brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

13 Mars 2023, 10:46 Nga F.M
Masakra e Don Boskos, policia del me njoftim për mjetin e autorëve:
Vendi ku ndodhi masakra e Don Boskos

DURRËS- Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me masakrën e ndodhur një natë më parë në Don Bosko. Në njoftim zyrtar bëhet me dije se makina e autorëve është gjetur në Manzë një automjet tip "BMW", brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur "Ura e Sulë Meres", në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën "Ananstas Shundi", Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip "BMë", brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën "Ananstas Shundi", Don Bosko, Tiranë. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

masakra e don boskos mimoza paja fatjon murati

Sondazh

Poll