Aktualitet

VIDEO-FOTO/ Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona ende e rrethuar me shiritin 'skenë krimi'

Familja e 60-vjeçares ka hapur dyert e mortit, ndërkohë që vetëm pak metra më larg ndodhen ende shiriti i verdhë i policisë 'skenë krimi'.

13 Mars 2023, 10:26 Nga F.M
VIDEO-FOTO/ Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona ende e
Mimoza Paja

TIRANË- Dosja.al ju sjell pamjet nga zona ku banonte Mimoza Paja, e cila punonte në lokalin e Fatjon Muratit ku dhe u vra një natë më parë. Në shtyllë shihet letra e lajmërimit për vdekjen e Pajës. Familja e 58-vjeçares ka hapur dyert e mortit, ndërkohë që vetëm pak metra më larg ndodhen ende shiriti i verdhë i policisë 'skenë krimi'.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

mimoza paja masakra e don boskos

Sondazh

Poll