Aktualitet

Gary Lineker rikthehet në BBC! Gjiganti britanik zotohet të rishikojë 'rregullat strikte', si do veprohet me postimet e gazetarëve

Kjo shënon një fitore të madhe për ish-kapitenin e Anglisë, yllin më të paguar të BBC-së me 1.35 milionë paund në vit.

13 Mars 2023, 11:04 Nga F.M
Gary Lineker rikthehet në BBC! Gjiganti britanik zotohet të
Gary Lineker

BRITANI E MADHE- Gary Lineker do të kthehet në BBC TV këtë fundjavë pa ndëshkim pasi bosët e BBC-së u tërhoqën dhe madje do t'i kërkojë falje për heqjen e tij nga puna pas postimit që bëri kundër planit që po përgatit qeveria britanike për emigrantët e paligjshëm.

Drejtori i përgjithshëm Tim Davie ka ‘lëvizur gurët’ për të siguruar një marrëveshje me ish-futbollistin e kthyer në prezantues, 62 vjeç, në mënyrë që të mund të prezantojë FA Cup këtë fundjavë. Kjo shënon një fitore të madhe për ish-kapitenin e Anglisë, yllin më të paguar të BBC-së me 1.35 milionë paund në vit. Gjithashtu BBC është zotuar se do të rishikojë rregullat e vendosura për postimet e gazetarëve në rrjetet sociale, që janë konsideruar mjaft strikte e të politizuara.

Ç'ka ndodhur? 

Lineker nuk moderoi si gjithmonë "Match of the day" fundjavën që lamë pas pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Tëitter' që krahasonte planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste, shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker ishte i pushuar do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për mënyrën e përdorimit të rrjeteve sociale. 

Lineker e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore ndaj njerëzve më të cënueshëm dhe të vënë në praktikë me një gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komente.

Të gjithë prezantuesit, duke përfshirë ish-sulmuesit e Anglisë, Alan Shearer dhe Ian Ëright, refuzuan të shfaqeshin në ekranin e BBC duke u solidarizuar me Lineker. 

gary lineker

Sondazh

Poll