Politike

Përfundon takimi Meta-Berisha, kreu i PL: Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit shumica e bashkive do ti përkasë opozitës

Takimi mes tyre u zhvillua në një klimë të  tensionuar në kampin blu pasi gjykata e Apelit vendosi që vulën t'ja linte grupit Alibeaj.

13 Mars 2023, 11:35 Nga f.g
Përfundon takimi Meta-Berisha, kreu i PL: Aleancë e
Ilir Meta, Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në përfundim të takimit që pati me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha se aleanca PD-PL do ti japë opozitës shumicën e bashkive më 15 maj. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Meta tha "Jemi në prag të fushatës, takimet janë normale në kuadër të kësaj aleance të  jashtëzakonshme për ndryshim. Më 15 maj, shumica e kryetarëve të bashkive do ti përkasin ndryshimit dhe opozitës së bashkuar dhe shumica e këshillave do ti përkasë opozitës".

Takimi mes tyre u zhvillua në një klimë të  tensionuar në kampin blu pasi gjykata e Apelit vendosi që vulën t'ja linte grupit Alibeaj. Kjo e lë Berishën pa vulë, pa sigël dhe pa logo në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. PL është regjistruar në zgjedhje ndërsa PD e Berishës jo. Për këtë, Berisha dhe Meta kanë zhvilluar disa takime për të gjetur mënyrën sesi PD të marrë pjesë në zgjedhje, pasi KQZ nuk pranoi ta regjistronte./Dosja.al

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll