Politike

Kandidat për Tiranën? Dashamir Shehi: Jam personazh popullor, e di gjithë Shqipëria

Dashamir Shehu tha se ka dijeni se është personazh popullor, por do që të dijë se deri ku do shkojë mbështetja me vota për të për 14 majin. 

12 Mars 2023, 22:59 Nga k.m.

 

TIRANË- Deputeti dhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi është një ndër kandidatët e mundshëm të përfolur nga kampi opozitar dhe nuk e përjashton mundësinë për të kandiduar për bashkinë e kryeqytetit. Në një intervistë për "ReportTv", Dashamir Shehu tha se ka dijeni se është personazh popullor, por do që të dijë se deri ku do shkojë mbështetja me vota për të për 14 majin. 

“Deri tani se kemi vendosur, jam popullor si personazh, jam votuar nga populli në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë këtë e di, gjithmonë kam marrë vota dhe prapë do marrë, gjithsesi ne po bëjmë disa sondazhe, po shohim deri ku shkon kjo ide. E mira e kësaj pune do ishte që kandidati të ishte një, ndoshta edhe dikush më i ri se se sa unë. Kur flasim për kryetar të bashkisë së Tiranës flasim për një politikan të një rangu tjetër. Ndërsa projeksioni im ka qenë gjithmonë politik,”- tha Shehi.

Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozi do të jenë bashkë në një aleancë parazgjedhore në garën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku fokusi do të jetë tek këshillat bashkiakë.

dashamir shehu

Sondazh

Poll