Politike

Berisha: McGonigal dhe udhëtimet me çarter, Edi Rama nuk shkel në parlament sepse nuk përballon dot opozitën

Berisha tha Rama po përpiqet që të mbaj opozitën me Bashën dhe Alibeajn duke i blerë siç ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

12 Mars 2023, 12:11 Nga I.A
Berisha: McGonigal dhe udhëtimet me çarter, Edi Rama nuk shkel
Sali Berisha

POGRADEC- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk vjen në parlament për shkak se ka frikë opozitën e bashkuar. Gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për Pogradecin Zini Tollozhina, Berisha tha Rama po përpiqet që të mbaj opozitën me Bashën dhe Alibeajn duke i blerë siç ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

"Sot, një thirrje për të rinjtë shqiptarë. Unë i kuptoj kushtet me të cilat ju përballeni. Por, para largimit pranoni betejën. Betejën do e fitojmë, në qoftë se ju vendosi të bëheni energjia e kësaj lëvizjeje dhe të shpëtoni vendin tuaj. Betejën e do fitojmë, sepse edhe në të shkuarën ne kemi përjetuar të këqija të mëdha, dhe prapë kemi dalë mbi to. Betejën do ta fitojmë kësaj radhe, sepse nuk ka shqiptar që nuk e do këtë vend, që nuk e do lirinë e tij dhe vendit të tij. Që pajtohet me veprimet primitive, të turpshme të opozitës nëpërmjet vendimeve të gjykatave. Nuk ka shqiptar që do një Shqipëri pa opozitë. Ju e shihni Edi Ramën, sesi përpëlitet gjatë këtij viti. I frikësuar dhe i tmerruar nga opozita. Se si nuk shkel në parlament, se nuk përballon dot opozitën. Se si shkelmon Kushtetutën, dhe nuk lejon komisionet hetimore të saj për udhëtimet dhjetër e dhjetëra milionë euro, për lukset e tij, për aferat e tij kriminale me McGonigal e të tjerë. Qytetarët shqiptarë nuk janë kurrë dakord me një fasadë opozitë. Edi Rama përpiqet të mbojë opozitën me Alibravën dhe Alibashë, duke blerë siç bleu kryezbuluesin e SHBA-ve. Ka njerëz që shiten dhe blihen, por ka dhe të tjerë që nuk shiten dhe nuk blihen kurrë. Ka të tjerë që jetojnë me djersën e ballit, dinjitetin e tyre. Ka të tjerë që duan të jenë të lirë, dhe këta janë shumica e shqiptarëve. Ndaj koha është të bashkohemi. Të firmosim ndryshimin më datën 14 maj," tha Berisha.

sali berisha charles mcgonigal

Sondazh

Poll